Partner i zinxhirit tuaj të furnizimit

Një ekip, një adresë, një kontakt. Të gjitha shërbimet.

Mëso më
shumë

Ekspres arritje, për pako të vogla

Dërgesa përmes ajrit me pika të shumta grumbullimi dhe përpunimi. Kur koha e arritjes është parametri i kërkuar, shërbimet tona të transportit ajror janë partneri juaj.

Mëso më
shumë

Përmes vagonëve, në depot tuaja

Nëpër vende ku qasja përmes transportit ujor është e vështirë, transporti hekurudhor mundëson tërheqjen e mallërave me kosto optimale.

Mëso më
shumë

Ndaje hapësirën me të tjerët duke kursyer koston

Kur malli juaj nuk okupon hapësirën për konteiner të plotë, ne mundësojmë ndarjen e hapësirës me importues të tjerë në mënyrë që të reduktohet kosto e transportit.

Mëso më
shumë

Çmime ekskluzive për ngarkesat tuaja të plota

Opsionat tona për ngarkesat tuaja të plota janë të shumta, marrë parasysh qasjen tonë në opsionet detare më të konvenueshme sa i përket kostos.

Mëso më
shumë

Për konteinerë, dhe ngarkesa standarde

Ngarkesat tuaja në portin e Durrësit dhe në të gjithë Europën dhe Turqinë i organizojmë përmes flotës tonë të kamionëve, qofshin ato parciale apo të plota.

Mëso më
shumë

Logjistikë përmes inovacionit dhe teknologjisë

Ne mundësojmë grumbullimin e mallërave tuaj nga eksportues të shumtë, duke kombinuar pastaj opsionet e transportit në mënyrë që të reduktohet kosto

Mëso më
shumë

Zhdoganim

Me prezencë në të gjithë rajonet Doganore të Kosovës, ne zhdoganojmë mbi 10000 dërgesa çdo vit në terminale dhe në kompleksin Durrës - Porto Romano.

Kushtet e përgjithshme

Pas pranimit të ofertave tona, ju automatikisht i nënshtroheni kushteve më poshtë Secila ngarkesë konteiner i nënshtrohet kostove të pagueshme të cilat caktohen nga linjat detare. Eksportuesi / Importuesi, të njohur si tregtarët, kanë përgjegjësi të përbashkëta në një operacion tregtar. Kur ofrohet çmim për transport detar të konteinerëve, nuk përfshihet sigurimi i mallit gjatë transportit të konteinerëve - i cili është shërbim shtesë, dhe nga kompania jonë jepet off-profit (pa fitim). Çdo konteiner i transportuar nga ana jonë ka 24 orë kohë për të përfunduar zhdoganimin dhe shkarkimin, pas 24 orëve, aplikohet kosto shtesë demurrage fee / 100 EUR për konteiner. Pesha maksimale e lejuar e mallit është 25.5 MT për konteiner 20'FT, dhe 23.5 MT (tonë metrik) për konteiner 40'FT. Çdo tejkalim i mundshëm shpie në penalitete nga autoritetet kompetente, dhe i faturohet në 100% të shumës pranuesit të ngarkesës. Për çdo gabim në dokumentacion të mallit, importuesi i dërgesës në fjalë përgjigjet plotësisht para autoriteteve kompetente, dhe kompenson kompaninë tonë në shumën e plotë të bllokimit të mjetit kamion/rimorkio, dhe penaliteteve të mundshme nga agjensitë portuale dhe autoriteteve kompetente. Paisjet konteinerë janë pronë e linjave detare, dhe si të tilla, çdo dëmtim i tyre gjatë shkarkimit paguhet/kompensohet sipas shumave të cilat i caktojnë vetë linjat detare.