Si kalkulohen çmimet e transportit detar të kontejnerëve?
Çmimet e transportit detar të kontejnerëve, veçanërisht nga Kina, përditësohen zakonisht dy herë në muaj, në varësi të tarifave që publikojnë linjat detare. Prandaj çdo ofertë ka afat vlefshmërie dhe çmimi konfirmohet në momentin e rezervimit.
A përfshihet sigurimi i mallit në çmimin e transportit?
Jo. Kur ofrojmë çmim për transport detar të kontejnerëve, sigurimi i mallit gjatë transportit nuk përfshihet. Ai është shërbim shtesë, të cilin kompania jonë e ofron pa fitim (off-profit).
Sa kohë kam për zhdoganimin dhe shkarkimin e kontejnerit?
Çdo kontejner i transportuar nga ana jonë ka 24 orë kohë për të përfunduar zhdoganimin dhe shkarkimin. Pas 24 orëve aplikohet kosto shtesë (demurrage) prej 100 EUR për kontejner.
Cila është pesha maksimale e lejuar e mallit për kontejner?
25.5 tonë metrikë për kontejner 20' dhe 23.5 tonë metrikë për kontejner 40'. Çdo tejkalim shpie në penalitete nga autoritetet kompetente, të cilat i faturohen 100% pranuesit të ngarkesës.
Kush përgjigjet për gabimet në dokumentacionin e mallit?
Importuesi i dërgesës përgjigjet plotësisht para autoriteteve kompetente për çdo gabim në dokumentacion dhe e kompenson kompaninë tonë për bllokimin e kamionit/rimorkios dhe për penalitetet e mundshme nga agjencitë portuale dhe autoritetet kompetente.
Çka ndodh nëse kontejneri dëmtohet gjatë shkarkimit?
Kontejnerët janë pronë e linjave detare. Çdo dëmtim gjatë shkarkimit paguhet sipas shumave që i caktojnë vetë linjat detare.
A mund të importoj mall që nuk e mbush një kontejner të plotë?
Po. Me shërbimin e transportit detar parcial (LCL) dhe të grumbullimit, malli juaj ndan hapësirën me ngarkesat e importuesve të tjerë, dhe ju paguani vetëm për hapësirën që përdorni.
Ku e kryeni zhdoganimin?
Jemi të pranishëm në të gjitha rajonet doganore të Kosovës dhe në kompleksin Durrës – Porto Romano. Zhdoganojmë mbi 10 000 dërgesa çdo vit.
Si mund të kërkoj ofertë?
Plotësoni formularin në faqen "Kërko ofertë", na shkruani në info@ronex-ks.com ose na telefononi në 049 219 111.
Keni pyetje të tjera?
Na telefononi në 049 219 111, na shkruani në WhatsApp ose në info@ronex-ks.com.

