Që nga 2009 – nga agjenci doganore në partner të plotë logjistik
RonExx u themelua në vitin 2009 si agjenci doganore. Me vite, duke ndjekur nevojat e klientëve tanë, u zgjeruam në shpedicion dhe transport ndërkombëtar – detar, rrugor, ajror e hekurudhor.
Sot, RonExx SH.P.K. menaxhon gjithë zinxhirin e furnizimit për importuesit dhe eksportuesit në Kosovë: nga rezervimi i ngarkesës në portin e nisjes, deri te zhdoganimi dhe dorëzimi në depon tuaj.
Një ekip. Një adresë. Një kontakt.
- Agjenci doganore që nga viti 2009
- Deklarues doganorë të licencuar
- Zyra në Prizren dhe Suharekë
- Prezencë në terminalet Fitorja dhe Hani i Elezit
- Mbi 10 000 dërgesa të zhdoganuara çdo vit
Çfarë na dallon
Një kontakt për gjithçka
Transporti, dokumentacioni dhe zhdoganimi menaxhohen nga i njëjti ekip – pa ndërmjetës dhe pa humbje informacioni.
Ekspertizë doganore
Deklarues të licencuar me njohuri të thella të TARIK dhe ASYCUDA, rregullave të origjinës (EUR.1, kumulimi PEM) dhe marrëveshjeve MSA, CEFTA e EFTA.
Rrjet global
Bashkëpunim me Kuehne+Nagel, CMA CGM, MSC, COSCO dhe Maersk – për çmime konkurruese nga çdo port i botës.





Gati për dërgesën tuaj të radhës?
Na tregoni portin e nisjes, mallin dhe destinacionin – ju dërgojmë ofertë për transportin dhe zhdoganimin.

