Kushtet e përgjithshme të Transportit
Secila ngarkesë konteiner i nënshtrohet kostove të pagueshme të cilat caktohen nga linjat detare.
Eksportuesi / Importuesi, të njohur si tregtarët, kanë përgjegjësi të përbashkëta në një operacion tregtar.
Kur ofrohet çmim për transport detar të konteinerëve, nuk përfshihet sigurimi i mallit gjatë transportit të konteinerëve – i cili është shërbim shtesë, dhe nga kompania jonë jepet off-profit (pa fitim).
Çdo konteiner i transportuar nga ana jonë ka 24 orë kohë për të përfunduar zhdoganimin dhe shkarkimin, pas 24 orëve, aplikohet kosto shtesë demurrage fee / 100 EUR për konteiner.
Pesha maksimale e lejuar e mallit është 25.5 MT për konteiner 20’FT, dhe 23.5 MT (tonë metrik) për konteiner 40’FT. Çdo tejkalim i mundshëm shpie në gjoba nga autoritetet kompetente, dhe i faturohet në 100% të shumës pranuesit të ngarkesës.
Për çdo gabim në dokumentacion të mallit, importuesi i dërgesës në fjalë përgjigjet plotësisht para autoriteteve kompetente, dhe kompenson kompaninë tonë në shumën e plotë të bllokimit të mjetit kamion dhe penaliteteve të mundshme nga agjensitë portuale dhe shërbimeve doganore.
Mjetet konteinerë janë pronë e linjave detare, dhe si të tilla, çdo dëmtim i tyre paguhet/kompensohet sipas shumave të cilat i caktojnë vetë linjat detare.
Leave a Reply