Mjete falas për importuesit

Gjurmoni, llogaritni, planifikoni

Mjete praktike që ekipi ynë përdor çdo ditë – tani në dispozicion për ju. Për ofertë të saktë, na kontaktoni në 049 219 111.

Gjurmimi i kontejnerit

Ku është kontejneri juaj?

Shkruani numrin e kontejnerit (p.sh. CSQU3054383) ose të konosamentit. Linjën detare e njohim automatikisht nga prefiksi dhe kontrollojmë shifrën e verifikimit ISO 6346.

  • MSC, Maersk, CMA CGM, COSCO / OOCL, Hapag-Lloyd, ONE, Evergreen
  • Numri kopjohet automatikisht – vetëm ngjiteni te faqja e linjës
  • Për dërgesat tuaja me RonExx, na pyesni direkt për statusin
Llogaritësi i ngarkesës

Sa vend zë malli juaj?

Shkruani dimensionet dhe peshën e pakove. Llogarisim vëllimin (CBM) dhe peshën totale dhe ju sugjerojmë kontejnerin e duhur – ose transport parcial (LCL).

Kapacitetet janë të përafërta. Kufijtë e peshës (25.5 t për 20' dhe 23.5 t për 40') janë sipas kushteve tona të përgjithshme. Për ofertë të saktë, na kontaktoni.

Udhëzues

Incoterms® 2020 shkurt

Kushti i dorëzimit në faturë përcakton kush paguan transportin, sigurimin dhe zhdoganimin – dhe ku kalon rreziku. Nuk jeni të sigurt cili ju përshtatet? Ekipi ynë ju këshillon.

KushtiÇfarë do të thotë
EXWEx WorksBlerësi merr mallin në lokalin e shitësit dhe mban të gjitha kostot dhe rreziqet që nga aty.
FCAFree CarrierShitësi e dorëzon mallin, të zhdoganuar për eksport, te transportuesi i caktuar nga blerësi.
FOBFree On BoardVetëm për det: rreziku kalon te blerësi kur malli ngarkohet në anije në portin e nisjes.
CFRCost and FreightShitësi paguan navlon deri në portin e destinacionit; rreziku kalon në ngarkim në anije.
CIFCost, Insurance and FreightSi CFR, plus shitësi siguron mallin gjatë transportit detar (mbulim minimal).
DAPDelivered At PlaceShitësi e sjell mallin deri në vendin e caktuar; zhdoganimi i importit dhe detyrimet janë te blerësi.
DDPDelivered Duty PaidShitësi mban të gjitha kostot dhe rreziqet, përfshirë zhdoganimin dhe detyrimet e importit.

Gati për dërgesën tuaj të radhës?

Na tregoni portin e nisjes, mallin dhe destinacionin – ju dërgojmë ofertë për transportin dhe zhdoganimin.

Lexoni kushtet e përgjithshme të shërbimit.