Zhdoganimi Para Arritjes

Dogana e Kosovës në sistemin e menaxhimin e importit dhe eksportit, ASYCUDAWorld, tashmë ka integruar pjesërisht modulet e deklarimit paraprak.

Kjo gjë pritet të lehtësojë jashtë mase procesin e zhdoganimit në Kosovë, duke mundësuar që deklaratat doganore të importit të depozitohen deri në 30 ditë para paraqitjes së mallit në kufi.

Përveç lehtësirave të shumta, kjo metodë zhdoganimi pritet të sjellë benefite të shumta tek të gjithë akterët si pasojë e uljes së kostove operative për bizneset importuese dhe transportuese. Përveç nëse deklaratat selektohen në kanalin e kuq për kontroll, Deklarimi Para Arritjes nënkupton që maunet me mallëra, pas pagesës së detyrimeve, mund të orientohen direkt në ambientet e kompanive importuese pa pasur nevojë të shkojnë në Zyret e Brendshme Doganore si më parë.

Me këtë rast, rritet përgjegjësia e kompanive importuese të cilat udhëzohen që sa më parë që të jetë e mundur, të mundësojnë paraqitjen e dokumenteve tek agjensitë doganore për përpunimin e deklaratave doganore për zhdoganim.

Kjo nismë e DK-së, vjen në vazhdën e lehtësimeve që Administrata Doganore ka marrë që nga fillimi i zhdoganimit në Portin e Durrësit.

Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *