Linjat detare ri-fillojnë lundrimet përmes Kanalit të Suezit

Pas gati dy vitesh devijimesh rreth Kepit të Shpresës së Mirë, situata në Kanalin e Suezit po stabilizohet dhe linjat kryesore detare po nisin rikthimin gradual. Lajmi më i rëndësishëm vjen nga Maersk, e cila ka njoftuar një marrëveshje me Autoritetin e Kanalit të Suezit dhe pritet të rinisë tranzitin pjesëror që nga dhjetori. Nga ana tjetër, CMA CGM tashmë ka kryer tranzitet e para me anije të mëdha, duke sinjalizuar rikthimin e saj të plotë në këtë rrugë strategjike.

Megjithatë, jo të gjitha kompanitë po nxitohen. Hapag-Lloyd ka deklaruar se ende nuk e sheh të sigurt rikthimin dhe do të presë derisa situata e sigurisë të jetë plotësisht e qëndrueshme. Ndërkohë, linja të tjera po monitorojnë nga afër zhvillimet.

Në përgjithësi, rikthimi ka nisur. CMA CGM ka hyrë e para, Maersk po përgatitet të fillojë së shpejti, ndërsa operatorët e tjerë mbeten në pritje të sigurisë totale.

Megjithatë, kalimi përmes Kanalit të Suezit mund të ketë implikime në çmime, pasi tarifat e kompanive të sigurimit të anijeve, konteinerëve, dhe paisjeve të tjera të lundrimit të anijeve janë më të larta kur anijet tranzitojnë përmes kanalit të Suezit, duke qenë se paqja në Lindjen e Mesme është relativisht e brishtë.

Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *